18:54 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rrahmani me plotë emocion i uron suksese “Dardanëve” sonte ndaj Maqedonisë

Sonte me  fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para veti, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline


Për këtë ndeshje të madhe ka reaguar edhe Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili nuk do të jetë sonte në fushë me Kombëtaren tonë, por që me mendje dhe me zemër do të jetë me ta.

Ai ka postuar një mesazh të fuqishëm në “Instagram” për djelmoshat tanë.

“Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e gjithe Shqipetarve eshte ne fushe me ju. Tregojuni botes kush jemi”.