20:23 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / SH F

Rrahmani përsëri titullar në ndeshjen kundër Barcelonës në Europa Ligë

Amir Rrahmani do të startojë përsëri në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës  

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 dhe sonte do të jetë ndeshja përcaktuese që do të tregojë se cila prej skuadrave do të arrijë në 1/8 – ën e finales së Europa Ligës.

Nga fillimi Amir Rrahmani do të jetë partner në mbrojtje me Koulibaly derisa në sulm për Napolin ka startuar Elmas, Osimhen dhe Insigne.

Në anën tjetër Xavi ka thënë se ata do të luftojnë për të kaluar tutje në këtë garë, edhe pse, sipas tij, Napoli është kundërshtari më i fortë në Europa Ligë.

Aubemeyang, Ferran dhe Adama Traore do të jenë treshja sulmuese që do të kërkojnë kualifikimin tutje në 1/8 -ën e finales së kësaj gare. 

Formacionet zyrtare:

Napoli

Barcelona

Ndeshja fillon në ora 21:00