14:30 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet 27 vjeçari: Ajo po më çmend me seksin më të nxehtë, por tradhtia…

Një burrë 27 vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij erotike me ish të dashurën. Ai ka thënë se është ribashkuar me ish të dashurën pas gjashtë muajsh vetëm për të shijuar seksin me të.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Unë dhe ish-dashnorja e ime po e bëjmë seksin më të mirë në jetë, por po mendoj se jam duke humbur kohën time më të.

Ne u ndamë rreth gjashtë muaj më parë, por në nëntor të vitit të kaluar ajo me thirri në telefon dhe më kërkoi që të kaloja një mbrëmje me atë në shtëpinë e saj, sepse po ndihej e vetmuar.

U pajtova pa dashje dhe kur shkova në shtëpinë e saj ajo ishte me një këmishë të natës, edhe pse ishte mbrëmje rreth orës 20:00.

Me të parë atë se si ishte e veshur, e kuptova se çfarë do të ndodhte.

Por, paraprakisht ne filluam të bisedonim dhe të shikonim televizorin.

Pasi pimë nga një gotë verë, ajo më tregoi dhomën e lirë, ku ishte përgatitur për mua. U lava dhe hyra nën mbulojë së bashku me të.

Më duhet të pranoj se e bëmë seksin më të mirë se sa kur ishim bashkë.

Unë jam 27 vjeçar, ajo është 26. Arsyeja që u ndamë është se ajo po më tradhtonte me një ish të dashur.

Kam qëndruar me të për gjashtë muaj për një arsye të vetme që ishte seksi.

Unë gjithmonë e ndieja se edhe ajo po qëndronte me mua vetëm për seks, por që do të më tradhtonte në momentin që do të takohej me një tip tjetër.

Tashmë ne jemi dukë bërë seks rregullisht dhe po ndjehem shumë mirë. Ajo po më trajton sikur që të jemi në lidhje.

Ajo po performon më mirë se unë në shtrat, por po e ndjej sa jam duke humbur ditët më të mira të jetës sime.

Unë nuk kam në plan të kalojë shumë kohë me të në të ardhmen dhe e pranoj se lidhja e jonë vetëm për seks, nuk shkon askund.

Nga ana tjetër, ajo ka filluar të flas për krijimin e një familje.

Thotë se po bën plane se si të kemi një fëmijë e kështu me radhë.

Kjo nuk është ajo që dua. Unë po e mbaj lidhjen me atë vetëm për të shijuar seksin.

Përgjigja e psikologut:

Ju jeni duke e ndryshuar veten dhe në të njëjtën kohë po e mashtroni ish të dashurën duke luajtur me fantazitë e saj.

Ajo nuk ka ndryshuar. Pse do të duhej të ndryshonte? Ju vet e thoni se ajo do t’iu tradhtoj në mundësinë e parë. Ju gjithashtu pranoni se nuk gjeni diçka tërheqëse. Pra, unë jam i sigurt se ju keni një arsye të fortë që të ndaheni me dashamirësi dhe të gjesh dikë që përshtatet ty në të ardhmen tënde.

Temat: