11:54 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / L K

Rrëfehet Bonucci: Juventusi më njoftoi në shtëpi se do më largojnë, tërpërimi më i madh pas 500 ndeshjeve

Leonardo Bonucci është rrëfyer ekskluzivisht për gazetarin Riccardo Trevisani në Berlin për situatën që çoi me largimin e tij nga Juventusi.

Ylli italian ka njoftuar se dy zyrtarë të skuadrës i shkuan në shtëpi dhe e njoftuan për largim.

“Kam nuhatur diçka vetëm duke lexuar në gazeta derisa më 13 korrik, Giuntoli dhe Manna më informuan, duke ardhur në shtëpinë time, se nuk do të isha më pjesë e skuadrës së Juventusit dhe se prania ime në fushë do të pengonte rritjen e ekipit. Ky ishte turpërimi që pësova pas më shumë se 500 ndeshje si bardhezi. E kam vlerësuar solidaritetin e shumë lojtarëve, duke përfshirë edhe ata aktualë, nga Juventusi dhe klube të tjera. Të gjithë më kanë shprehur afërsinë e tyre për sjelljen mosrespektuese të klubit” ka thënë Bonucci./Indeksonline/