15:29 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri: Jam pak i mërzitur

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po kalon një periudhë mjaft të keqe, pasi nuk po merr minuta me skuadrën e “The Reds”.

Ai nuk ka më vlerësimin e sezonit të kaluar nga trajneri Jurgen Klopp që i dha besim dhe e aktivizonte shpesh.

Futbollisti nga Zhegra ka zbuluar se është paksa i frustruar, për faktin se nuk i jepen minuta të mjaftueshme.

“Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Duhet të jem në gjendje që të përballem me situata të tilla, duhet t’i pranoj, kam qenë gjithmonë me skuadrën”, tha Shaqiri.

“Nuk mund të pyesësh trajnerin që të fusë në çdo ndeshje. Kemi një trajner fantastik, një klub të madh dhe atmosfera është shumë familjare. Shpresoj që të sjellim Premier Ligën në Liverpool pas 30 vitesh”, tha mes tjerash Shaqiri.

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ‘Shaqa’ u fut në lojë në minutën e 87-të të ndeshjes, në humbjen 2:0 në udhëtim te Napoli.