08:50 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet vajza: Bëmë seks në mbrëmje e në mëngjes, pastaj më tha se më sheh si shoqe…

Rrëfimi i vajzës:

E putha atë për herë të parë para dy vitesh deri sa ishim në një ndejë. Isha 18 atë kohë dhe sapo më kishte lënë i dashuri.

Ky djali i ri dukej për mrekulli. Pas ndejës e morrëm trenin bashkë, transmeton Indeksonline. Unë jetoj në anën tjetër të qytetit dhe ishte vonë për të marrë autobusin. Kështu i kërkova nëse mund të flija tek apartmenti i tij.

“Sigurisht që po”, më tha ai.

Bëmë ushqim dhe qeshëm shumë teksa dëgjonim muzikë.

Ai më puthi dhe bëmë seks. Ishte i butë dhe jo sikur djemtë e tjerë me të cilët kisha dalë.

Në mëngjes bëmë sërish seks. Kur u përshëndeta me të fillova të qaj.

Më vonë më dërgoi SMS dhe më pyeti nëse isha mirë. Unë i thash që po, veçse kisha nisur ta doja. Ai më tha se më sheh më shumë sesa një shoqe, por që lidhja e fundit ek ishte lënduar shumë, transmeton Indeksonline.

E kam ditëlindjën pas pak muajsh dhe ai më ka thënë se do të vijë. Por, unë dua që ai të vijë si i dashuri im dhe jo si një shok.

Me siguri se deri më tani e ka harruar atë vajzën tjetër. E gjithë familja dhe shoqëria ime do jenë aty.

Përgjigja e psikologes:

Shumë njerëz pasi bëjnë seks me dikë, mbyten në emocione. Por, ai është treguar shumë i sinqertë me ty dhe nuk mund ta bësh dikë me zor të ketë ndjenja për ty, transmeton Indeksonline. Ai nuk është në gjendje të futet tani në një lidhje.

Prezantoje atë thjeshtë si mikun tënd. Përsëritja vetes se do të kalosh sa më mirë në ditëlindjen tënde, çfarëdo që të ndodhë.

Romanca mund të vijë në mënyrë natyrale, por edhe nëse nuk ndodhë, gëzohu që ke një mik të mirë./Indeksonline/