07:10 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrëfimi i adoleshentit amerikan, që përveç koronavirusit, u prek edhe nga një sëmundje misterioze

Jack McMorrow, 14-vjeç së fundmi është hospitalizuar me një sindromë që ka lidhje me coronavirusin, që i ka shkaktuar edhe ndaljen e zemrës së punuari, shkruan CNN.

“Kur vërejtëm simptomat e para kah mesi i prillit, nuk jemi brengosur edhe aq shumë. Nuk kemi menduar se bëhet fjalë për coronavirusin. Kam menduar se për shkak të ndonjë irritimi ka fituar temperaturë të madhe. Në duar ka pasur skuqje. Kemi biseduar me pediatrin e tij dhe ai i dha antibiotikë. Por, pas pesë ditëve gjendja shëndetësore u përkeqësua”, ka deklaruar babai i Jackut.

 “Po, në fillim nuk kam menduar se jam infektuar me coronavirus. Kam pasur dhimbje të fytit, e kjo simptomë nuk është cekur si simptomë e COVID-19. Kur jam hospitalizuar dhe kur u zgjova në spital, ka qenë e hënë në mëngjes, nuk kam mundur as t’i lëvizë duart e këmbët. Kisha dhimbje kur edhe dikush tjetër tentonte të mi lëvizte. Mund ta përshkruaj sikur kur rryma më kaloi nëpër vena”, ka shpjeguar historinë e tij ky 14-vjeqar.

Mjeku Coner i cili ka qenë i ngarkuar në Qendrën Medicinale në Colombia, ka thënë se Jack në një moment ka pësuar sulm në zemër.

“Kur erdhi në spital, ka pasur temperaturë të madhe, rrahje të shpejta të zemrës dhe tensionin e ulët të gjakut. Edhe pse më herët nuk ka pasur sëmundje kronike, nuk ka treguar simptoma shoku”, ka shtuar ky mjek.

Vlerësohet se nga 75 deri në 100 fëmijë në Britani të Madhe vuajnë nga sindromat e ndezjes, që kanë lidhje me infeksionin e coronavirusit.

Një fëmijë 12-vjeç në Londër ka vdekur nga sindroma e shumëfishtë inflamatore e ngjashme me sëmundjen e Kawasakit, kurse raste të ngjashme janë regjistruar në SHBA dhe vendet e tjera të Evropës.

Sëmundja Kawasaki është shumë e rrallë, një sëmundje akute e fëmijëve. Është sistemi i vaskulit që shkakton inflamacionin e arterieve të mesme dhe të vogla që edhe mund të bllokojnë qarkullimin e gjakut në zemër. Zakonisht shërohet dhe shumica e fëmijëve rimarrin veten pa pasoja serioze, por edhe mund të jetë fatal me raste.

Ekspertët britanikë nga spitali i fëmijëve Eveline në Londër, kanë bërë të ditur se një javë më parë kanë shëruar më shumë se 20 fëmijë që kishin simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes Kawasaki. Hulumtimet e tyre preliminare i kanë publikuar në revistën Lancet.

Edhe pse ky sindrom i ri ka inflamacion të shumëfishtë që ngjajnë me simptomat e sëmundjes Kawasaki, ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se këto dy sëmundje megjithatë dallojnë në disa segmente.

Simptomat e sindromës së re përfshijnë temperaturën e madhe, skuqje të syve, inflamacion dhe sëmundje të njërit apo më shumë organeve.

“Besojmë se bëhet fjalë për një përgjigje të imunitetit ndaj coronavirusit. Kemi regjistruar një numër të vogël të rasteve, nga 75 deri në 100 fëmijë në mbarë botën. Është e rëndësishme të theksojmë se shumica prej tyre janë shëruar, e madje shumë prej tyre as që kanë pasur nevojë të shtrihen në repartin e kujdesit intensiv”, ka deklaruar Rassel Winner, kryetar i kolegjit mbretëror për pediatri.

Ekipi i pediatërve britanikë kanë paralajmëruar në fund të muajit të kaluar, që një numër i vogël i fëmijëve vuajnë nga sindroma e ngjashme me atë të Kawasakit që mund të ketë lidhje me coronavirusin.

Reparti i kujdesit intensiv në pediatri në Britani të Madhe (PICS) ka paralajmëruar në kohë agjencinë nacionale të shëndetësisë në Britani (NHS), lidhur me një rritje të vogël të numrit  të fëmijëve të sëmurë rëndë me simptoma të ngjashme me ato të Kawasakit.

Paralajmërimi i NHS-së i është dërguar mjekëve në Britani të Madhe, ku thuhej se në tri javët e fundit ka pasur rritje të numrit të fëmijëve me inflamacion muti-sistematik që kërkon kujdes intensiv.

“Është rritur frika se fëmijët në Britani të Madhe kanë zhvilluar sindromën inflamatore të lidhur me COVID-19 ose mund të bëhet fjalë edhe për diçka tjetër, patogjen i paidentifikuar që ka lidhje me këto raste”, thuhej ndër tjera në paralajmërim.

Mjekët në veri të Italisë, një nga vatrat më të mëdha në botë të COVID-19, kanë raportuar për një numër shumë të madh të fëmijëve deri në moshën 9-vjeçare që kishin simptoma të rënda por të ngjashme me ato të Kawasakit.

Më shumë se 20 fëmijë me inflamacion vaskular kishin mbërritur në spitalin e Bergamos gjatë muajit të kaluar, shifër kjo gjashtë herë më e madhe krahasuar me vitin e kaluar, ka bërë të ditur kardiologu-pediatër Mateo Chufreda.

Ai shtoi se vetëm disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, dhe se kolegët e tij nga Madridi dhe Lisbona e kanë kontaktuar lidhur me raste të ngjashme. Edhe në Spanjë raportohet se janë rritur raste me këtë sëmundje.

15 fëmijë në Nju Jork gjithashtu janë hospitalizuar me simptoma të sindromës së ndezjes së shumëfishë që kanë lidhje me COVID-19. Pacientët e moshës nga 2 deri në 15 vjet janë hospitalizuar nga 17 prilli deri më 1 maj.