08:50 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi i gazetarit të luftës nga Drenica: FARK-u ishte në Qirez të Skenderajt, ja çfarë e pyeti ushtari i UÇK-së?

Gazetari nga Drenica, Sabit Istogu në profilin e tij në Facebook, ka rrëfyer po një ngjarje e cila kishte ndodhur në Qirez të Skenderajt.

Istogu, thotë se me sytë e tij e kishte parë një veturë të FARK-ut, për disa herë me radhë në Qirez. Ai tregon edhe momentin kur nj ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kishte pyetur se “a bëhet me kanë dy ushtri” – e përgjigjja e gazetarit ishte “po”.

“Në Qirez, sa herë që shkoja, me binte në sy një veturë, nuk me kujtohet tipi i saj, por që ne karaserinë e saj anësore shkruante “F A R K”. As nuk e dija e kujt ishte, as nuk me interesonte ta dija, por qe e paramendoja se është e ushtarëve të FARK-ut, qe thonin se ishin, dhe më tutje nuk doja të dija. Jo pse nuk doja ta dija, por mendoja, se punët e ushtrisë, nuk duhet të i dinë të tjerët, e ndër ta as unë”, shkruan Istogu