09:37 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi i Henderson, se si luajti i lënduar e me dhimbje ndaj Barcelonës

Jordan Henderson kishte luajtur i lënduar ndaj Barcelonës pasi që kishte marrë një dëmtim në pjesën e parë.

Kapiteni i skuadrës angleze tregon se si kishte arritur të mposht dhimbjet që kishte vetëm e vetëm për të ndihmuar skuadrën e tij.

“Nuk doja në asnjë mënyrë që të lija fushën. Lëndova gjurin në një ndërhyrje, por nuk doja asesi të dilja nga fusha.

E dija se nëse do të rezistojë dhimbjet deri në fund të pjesës së parë, më pas do gjeja ndonjë zgjidhje për ta kaluar dhimbjen e madhe. Mora injeksione dhe medikamente në zhveshtore.

I dëgjova vetëm 5 minuta udhërat e Klopp dhe për 10 minuta të tjerë vrapova në biçikletë që të mos e lejoja dhimbjen të rritej. Mendoj që ia dola deri në fund” ka thënë Henderson./Indeksonline/