12:31 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi i Ramës para djalit, që humbi nënën: Kur më vdiq babai isha në Paris, e hoqa vathin dhe erdha për varrim

Gjatë vizitës në banesën e familjes Gjana, të cilët humbën nën rrënoja Xhuljeta Gjanën 60-vjeçe,  kryeministrit Rama i ra ne sy vathi që mbante djali i shtëpisë. Rama filloi ta pyeste djalin e Fatmir Gjanës për vathin dhe aty shkëmbyen edhe batuta.

Rama: Ja ku i ke fëmijët. Do të zgjedhi. Dhe pastaj ti do jesh gjyshi.

Rama: Më hoqe mallin e vathit tim.

Rama: Sa vjeç je?

Djali i familjes: 19 jam.

Rama: 19 kam qenë edhe unë. Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba isha në Paris, kisha shumë marrëdhënie të afërt, duhet të nisesha të nesërmen se s’kishte avion, kam ndejt nga stresi disa orë kam heq mjekrën, hoqa vathin dhe u bëra kështu si ai, normal pastaj se atëherë quhesha jo normal dhe erdha për varrimi. Dhe u bëra ministër dhe ishte koincidencë e paparë, atëherë e hoqa vathin.

Djali i familjes Gjana: S’më ka thënë ndonjëherë plaka gjë për vathin, çdo gjë që më pëlqente, ok thoshte, vetëm bëji me mend.

Rama: Hajde se do vijë dita, nuk është puna e të tjerëve çfarë vesh e çfarë mban ti, është puna jote se mua më thonë pse me atë xhup, hiq xhupin se je bërë si prift.