18:04 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rregulla të reja në Ushtrinë e Amerikës, testi i palestrës me ushtrime specifike

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë t’i bashkoheni Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, do të ishte shumë e dobishme të shpeshtoni vizitat e juaja në palestër.

Kjo pasi testimi më i ri për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së SHBA-së është vështirësuar pikërisht tek arritjet në testimin fizik.

Më parë, për t’u bërë pjesë e ushtrisë sa i përket testit fizik, duhej që të bëjë të paktën ushtrime si: pompa, ushtrime të barkut dhe disa tjera shumë më të lehta, por tani fokusi është tek ushtrimet që bëhen pikërisht në palestër.

Tani, bashkimi me degën ushtarake do të kërkojë më shumë forcë dhe qëndrueshmëri.

Testi, sipas mediave të huaja do të lidhet ngushtë me palestrën dhe me gatishmërinë luftarake në përgjithësi.

Përveç përmirësimit të gatishmërisë, qëllimet e testit të ri janë: transformimi i kulturës së palestrës së ushtrisë, zvogëlimi i lëndime të parandalueseve dhe përmirësimi i rezistencës mendore dhe qëndrueshmërisë së ushtarëve,transmeton Indeksonline.

-‘Deadlift’, ushtrimet e gjoksit me pesha deri në 340kg. Sipas ushtrisë, kjo aftësi përfaqëson lëvizjet që kërkohen për të ngritur në mënyrë të sigurt dhe efektive ngarkesa të rënda nga toka. Poashtu në kuadër të saj hy edhe hedhja dhe detyrimi si dhe toleranca për ulje. Pra, të gjitha aftësitë që janë të dobishme në luftime.

-Hedhja e një peshe që ngjason me topin prej 10 kile përpara dhe lartë në distancë. Kërkesa për këtë rrjedh nga aftësia për të përdorur lëvizje të shpejta dhe shpërthyese, në mënyrë që të manovrohen pajisjet.

-Realizimi i sa më shumë pompave. Kjo ndikon në çlirimin e duarve për pak minuta. Përveç testimit të qëndrueshmërisë, kjo aftësi paraqet shtyrje të përsëritura dhe të qëndrueshme në përdorimin e detyrave luftarake.

-Deri në 50 metra ngjitje, zvarritje apo tërheqje të diçkaje me peshë të madhe. Kjo është një provë e fuqisë, qëndrueshmërisë dhe aftësisë së trupit, sipas ushtrisë.

-Ngjituni diku dhe bëni ushtrime përderisa këmbët e juaja janë lart dhe pjesa e trupit lëshohet dhe tërhiqet. Kjo pjesë e tesitt vlerëson forcën e muskujve gjatë gripeve, posaqërisht at të krahëve dhe shpatullave.

-Vrapim në dy kilometra për një kohë që duhet të jetë nën 12 minutave e 45 sekonda. Sipas ushtrisë, masat e kësaj masin qëndrueshmërinë gjatë kërkesave për lëvizje në terren dhe operacione të ndryshme.

Për t’i kaluar këto duhet një minimum prej 60 pikësh në testin e ri, i cili do të jetë neutral ndaj moshës dhe gjinisë.

Testi i përmirësuar i aftësisë përkon me lëshimin e një raporti nga ‘The Citadel’ në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore Publike të Ushtrisë Amerikane dhe Shoqatën Amerikane të Zemrës që tregon se palestrimi i ulët i rekrutëve të ushtrisë përbën një kërcënim për gatishmërinë ushtarake dhe sigurinë kombëtare.

Sipas raportit, rekrutët nga 10 shtete jugore ishin shumë më pak të përshtatshëm dhe rrjedhimisht kishim më shumë gjasa që të ndeshen me lëndime.

Testi i ri i palestrës do të bëhet tetorin e ardhshëm 2019,por ka gjasa që të vazhdojë deri në tetor të vitit 2020./Indeksonline/