15:57 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rregulli i golit si mysafir, UEFA merr vendim të madh

UEFA ka konfirmuar se do të rishikohet rregulli i golit si mysafir në kompeticionet evropiane.

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri dhe ai i Napolit, Carlo Ancelotti ishin të ftuar në një mbledhje trajnerësh në mëngjesin e sotëm, ku ata kërkuan që ky rregull të ndryshojë.

”Trajnerët mendojnë se të shënosh si mysafir nuk është e vështirë sa ishte në të kaluarën”, tha zyrtari i UEFA-s, Giorgio Marchetti, transmeton IndeksOnline.

”Ata mendojnë se rregulli duhet të ri-shikohet dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”.

Golat si mysafir së fundmi u inkuadruan si rregull në Kupën e Fituesve në sezonin, 1965-66.

Marchetti gjithashtu zbuloi se ata janë në një konsensus që më shumë vende t’i bashkohen Italisë dhe Anglisë që afati kalimtar veror të përfundojë para fillimit të sezonit të ri.

”Trajnerët janë të njejtin mendim se duhet të jetë një afat kalimtar i unifikuar dhe se duhet të mbyllet para se kampionatet të fillojnë”, shtoi ai./IndeksOnline/

Temat: