16:57 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rregulli i ri në Botërorin e Klubeve ndikon në kampanjën e Realit në Evropë

Gjatë ditës së sotme, skuadra e Real Madridit dhe stafi teknik kanë arritur në hotelin e tyre në Abu Dhabi për Kupën e Botës për klube, teksa pas ardhjes, instruktori i FIFA-s, Oscar Julian Ruiz i informoi ata për ndryshimin e rregullave të kësaj gare.

Ish-gjyqtari kolumbian e ka marrë përgjegjësinë për prezantimin e rregullave të reja në këtë garë, teksa sot ai e bëri këtë për lojtarët e Real Madridit pak më parë.

Njëra ndër rregullat është se kur një lojtar të zëvendësohet, mund të largohet nga fusha e lojës në pikën më të afërt që ndodhet për ta lejuar rrjedhën e ndeshjen menjëherë dhe duke shkuar te vija e mesit të fushës së lojës, transmeton IndeksOnline.

Rregull tjetër me rëndësi është se lojtarët kundërshtar nuk duhet të presin deri në largimin e topit nga fusha apo ndaljes së lojës për t’u inkuadruar në fushë pas një largimi të përkohshëm.

Poashtu, vlen të përmendet se anëtarët e stafit teknik mund të ndëshkohen me kartonë nga gjyqtarët, ashtu si lojtarët, dhe jo me paralajmërime verbale.

Por, rregulli që ka shqetësuar më shumë trajnerin, Santiago Solari është se nëse një lojtar i Realit ndëshkohet me të kuq në rast të arritjes në finale, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kuadër të garave të UEFA-s.

Kjo nënkupton se lojtari në fjalë do të mungonte në ndeshjen e parë kundër Ajax në kuadër të Champions League, në kuadër të fazës së eliminimit direkt./IndeksOnline/