14:16 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrëmbim si në filma në Prishtinë: “5000 euro nëse dëshiron të lirohesh”

Një person në Prishtinë është rrëmbyer nga persona të dyshuar me një veturë.

Tanimë, dy të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit janë arrestuar me dyshimin se kishin kryer rrëmbimin, ndërsa lirimin e viktimës e kanë bërë në këmbim të hollave rreth 5000  euro.

Është intervistuar edhe viktima e rastit të cilit i është dhënë tretmani mjekësor dhe po i njëjti është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës: ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit për veprat e lartcekura dërgohen në mbajtje./Indeksonline/