09:38 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrena e serbëve: Të shtëna armësh në pesë vende të Drenicës

Mediat serbe kanë raportuar se protesta në Skenderaj është organizuar nga Kryetarët e Komunave përreth. Sipas portalit serb ‘Novosti’ Organizatori kryesor është kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Po ashtu, mediat serbe aludojnë se policia e Kosovës dhe KFOR-i  nuk po ofrojnë sigurinë e duhur për presidentin Vuçiq.

Kurse, Ministri serb i Mbrojtës, Aleksander Vulin ka thënë se në pesë vende të Drenicës ka pasur të shtëna armësh, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, lidhur me situatën aktuale, Kryeminitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen e dhënë nga MPJ-ja për vizitë të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë.