11:12 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rreth 300 mijë qytetarë mbrëmë në shesh, por asnjë incident

Rreth 300 mijë qytetarë raportohet se ishin mbledhur dje në sheshin e Prishtinës, për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nën tingujt e muzikës së Rita Orës.

Këngëtarja e cila performoi në një koncert live në kryeqytet për nder të Ditës së Pavarësisë mblodhi numrin e madh të qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Përkundër kësaj shifre, asnjë incident nuk është shënuar gjatë mbrëmjes së kaluar. Këtë e ka bërë të ditur këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Rreth 300,000 qytetarë dhe asnjë incident. Kjo është #Kosova e re. Kjo është rinia jonë fanstastike! #Civilizim #Kosova10”, ka shkruar ajo në Facebook./Indeksonline/