19:08 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Rreth 70 vullnetarë pastrojnë liqenin ‘Batllava’ në Orllan (Foto)

Liqeni Batllava në Orllan sot është pastruar.

“Ta Pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin, shtëpinë ton të përbashkët” OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” , së bashku me banorët e Orllanit kanë organizuar aksion për pastrimin e këtij liqeni, shkruan Indeksonline.

Pjesëmarrës në këtë aksion ishin rreth 70 vulletar.

Qëllimi i këtij aksioni përveç pastrimit është që java e fundit e prillit te jetë tradicionalisht javë pastrimi për rreth liqenit Batllava në Orllan..
Po ashtu, pritet që në vitet e ardhshmë të organizohet edhe aktivitete të tjera.

Pjesëmarrës në aksionin e sotëm ishin zyrtar nga Komuna e Podujevës , shoqata te peshkatarëve, administrator nga faqja Malësia e Gollakut , banorë të shumtë te Orllanit dhe vizitorë.

Dy anët e rrugës nga muri i Liqenit Batllava deri te Kulla e Heroit Zahir Pajaziti dhe pjesa rreth Liqenit deri te Plepat u pastruan në tersi nga vullnet pjesëmarrës.

Materialet shpenzuese si doreza dhe qese janë mbështetur nga komuna, ndërsa bartja e mbeturinave u bë nga kompania e pastrimit.

Mirëpo, këta pjesëmarrës mbështetën edhe nga shumë donator sa i përket ushqimit dhe pijeve, siç janë: familja e Muharrem Hoxhes , Restaurant “Adriatiku” , Restaurant “Liqeni” , Market “Riza” , Market “Jetoni” dhe Market “Arlindi” .

Duke e pas parasysh që Orllani është një vend atraktiv për turizëm OJQ-ja SDK bën thirrje që të gjithë vizitorëve që e vizitojnë Liqenin Batllava ta ruajnë ketë bukuri natyrore.