75 Mall Live Search
09:35 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / FR

Rreth flamurit të përçarë

Shkruan: Meliza Haradinaj

Është e vërtetë që Kosova NUK ka shkëlqyer ndërkombëtarisht këto 4 vite kryekëput për shkak të mungesës së komunikimit (lexo: koordinimit) diplomatik, por veprimet e saj ishin tërësisht legjitime dhe ligjore.

Për këtë “mosshkëlqim” ndërkombëtar, ‘kontribuoi’ edhe KM Rama kur fajësonte Kosovën në mediat ndërkombëtare, kur veriun e quajti “no man’s land (tokë e askujt)”, dhe kur nën petkun e anëtarit të NATOs kërkoi që të dobësohet sovraniteti i sigurisë së Kosovës në veri – duke ia marrë edhe kompetencat e mbetura atje policisë së Kosovës dhe ti lihet nën kontrollë ai territor i Kosovës vetëm KFOR-it!

Pra në momente vendimtare kur Kosova kishte nevojë për Shqipërinë dhe për zërin e fuqizuar të saj ndërkombëtar, KM Rama dështoi.

Çmimi i një opozite të dobët përballë një qeverisje të dobët na sjellë në realitetin politik ku Edi Rama shndërrohet në zëdhënës të opozitës kosovare – të cilit as nuk mund t’i replikojmë, e as t’a mbajmë përgjegjës për veprimet apo mosveprimet e tij.