14:01 / E Hënë, 19 Tetor 2020

Rrezikimi dhe mbrojtja e fëmijëve, nga pornografia

Shkruan: Doruntina Grulaj

Përdorimi i teknologjisë si dhe inovacioni që sjell luan rol të rëndësishëm tek zhvillimi dhe  vazhdimi i gjithanshëm i njohurive të individit, duhet të kemi parasysh si duhet shfrytëzuar interneti sidomos nga fëmijët, moshat e mitura dhe adoleshentët. Interneti për ditë e më shumë është duke dëmtuar fëmijët në aspektin psikologjik, shfletimi i ueb-site të ndryshme bën që të shohin edhe gjëra të cilat sjellin rrezik për ta. Shqetësim i madh mbetet pornografia aty fëmijët shikojnë gjithçka në internet gjë për të cilën prindërit e tyre nuk janë në dijeni.

Fëmijët sot kanë pajisje teknologjike me të cilat mbyllen në dhomë dhe shfletojnë gjëra të ndryshme në internet ku edhe mund të qasen lehtë sepse nuk janë të koduara me moshë. Pornografia apo siç përdoret shkurt porno shfaq sjellje jo vetëm seksuale në foto, filma, vizatime, tekste, lojëra kompjuterike por kjo shkon më shumë se kaq, nuk është vetëm imazh, por është përdhunim, degradim, torturë dhe abuzim brutal i fëmijëve.

Me paraqitjen e pandemisë Covid-19, e cila u identifikua në Dhjetor të fundit 2019 menjëherë edhe industria e pornografisë fatkeqësisht ka marrë hov edhe më shumë duke ua kaluar edhe prodhimit të filmave, muzikës.

Njerëzit pornografinë e përdorin për tu eksituar seksualisht fatkeqësisht në ditët e sotme fëmijët dhe moshat e mitura, adoleshentët shikojnë video në Youtube në çdo klikim që bëjnë në telefona apo kompjuterët e tyre u shfaqen reklama të tilla si dhe lojëra kompjuterike gjë që për fëmijët është e dëmshme dhe e ndaluar me ligj. Edhe më e tmerrshme derisa në shkolla ende nuk mësohet për edukatën seksuale, kurse fëmijët qysh në moshë të vogël gjithçka mësojnë duke shikuar në internet gjëra që në jetën në realitet nuk bëhen as nuk praktikohen nga partnerët, tek ta krijohen iluzione të tilla mashtruese.

Pornografia seriozisht dëmton fëmijët që abuzohen seksualisht në imazhe pornografike, gjithashtu edhe tjerët që i shikojnë ato. Fëmijët që shikojnë pornografi do të kenë më shumë pasoja në të ardhmen e tyre, ata fillojnë e shohin seksin sikur diçka shumë të thjeshtë e normale, pastaj dhe nxiten që të përdoren edhe prej të rriturve. Pornografia për fëmijët në internet është një shqetësim që duhet të jetë i të gjithëve: i prindërve, mësuesve, policisë, gjykatës pra gjithë shoqërisë po ashtu dhe shtetit.

Prindërit duhet të kenë shumë vëmendje dhe përkujdesje të veçantë ndaj fëmijëve të tyre të flasin me ata si e kalojnë kohën në internet, pastaj të kontrollojnë se çfarë shikojnë. Tani kur pandemia gjithçka ka kaluar më shumë në përdorimin e teknologjisë sistemin e mësimit online fëmijët e kanë me patjetër qëndrimin përballë kompjuterit,  kontakti pranë tyre mund të rrezikoj shumë nga mashtrimet e tilla reklama ose linçe që u hapen kështu të rinjve ua shkatërron jetën, vajzave duke i përdorur dhe shfrytëzuar kurse meshkujve duke u shpenzuar kohë dhe para duke ra pre e prodhimeve të tyre, veprimet e tyre bëjnë që intimitetin dhe dashurinë e vërtet ta zëvendësojnë me mjerimin pornografi.

Të shohësh pornografi nuk është aspak e hijshme mund të themi se është e lejuar me ligj në kushte të caktuara, por pornografia e fëmijëve dënohet rreptësishtë me ligj. Njerëzit preferojnë të shohin pornografi por, të shohësh pornografi shpesh mund të kalojë në nevojë e sëmundje dhe kjo do paraqes shumë probleme sa do ju duhet të konsultoheni me ndonjë profesionist shëndeti si ; psikolog, psikoterapeut, gjinekolog.

Pornografia nuk është asnjëherë e njëjtë me seksin në realitet, aty njerëzit dhe trupat e tyre nuk janë si në realitet, pastaj duan ose nuk duan ata bëjnë seks gjithë kohën dhe nuk shfaqin emocione në realitet një gjë e tillë nuk ekziston. Njerëzit që shikojnë pornografi mendojnë se ato lëvizje duhet bërë edhe në gjendjen normale gjë që është shumë e gabuar edhe kështu partnerët detyrojnë të bëjnë diqka që sjell vetëm prishje të raportit dhe krijojnë mendime të errëta, bëhen të dhunshëm kjo qon deri tek pasojat fizike dhe familjare. Pornografia është një biznes i madh që dikujt i sjell fitime të mëdha të parave por që ata nuk mendojnë se si fitohen qëllimi i tyre është blej prapë ose vizito faqen…