13:29 / E Premte, 15 Qershor 2018 / k.v

Rreziku metabolik i lidhur me gjumin e tepërt por edhe mungesën e tij

Po përballeni me mungesë të gjumit apo po shfrytëzoni secilën mundësi që ju ipet për të fjetur gjatë ditës? Asnjëra nga këto nuk është e mirë për ju, sugjeron një studim i ri i cili thotë se sikurse mungesa e gjumit, po ashtu edhe gjumi i tepërt, mund të paraqesin rrezik të problemeve metabolike.

Ne tashmë e dimë se gjumi i paktë mund të ndikojë shëndetin tonë në mënyra të shumta. Një studim i kryer së fundmi nga hulumtuesit nga Kolegji Kombëtar i Mjekësisë në Korenë e Jugut në Seul, ka zbuluar se të dyja këto ekstreme janë të prirura për të rritur rrezikun e sindromës metabolike.

Kjo i referohet një grupi të kushteve metabolike, duke përfshirë tolerancën e ulët të glukozës, hipertensionin dhe obezitetin, transmeton Indeksonline.

Autori i studimit, Claire E. Kim dhe ekipi i saj kanë analizuar të dhënat e nxjerra dhe rezultatet e tyre jo vetëm që tregojnë një korrelacion midis ekstremeve të gjumit dhe sindromës metabolike, por gjithashtu sugjerojnë se rreziqet mund të jenë të ndryshme në varësi të gjinisë të një personi./Indeksonline/