17:41 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Rreziku nga sulmi në zemër, 6 herë më i lartë pas prekjes nga gripi

Pacientët që kapërcejnë gripin kanë gjasat më të mëdha për të pasur një sulm në zemër për gjashtë herë më shumë, tregojnë rezultatet e hulumtimit të fundit.

“Hulumtimi është i rëndësishëm, pasi tregon rëndësinë e vaksinimit për shkak të korrelacionit të provuar midis gripit dhe infarktit akut miokardi”, tha autori kryesor i studimit Jeff Kwong, një studiues në Institutin e Shkencave Krahasuese Klinike dhe Shëndetit Publik në Ontario.

Në studim morën pjesë 20,000 pacientë nga Ontario të diagnostikuar me një grip nga vitet  2009 deri 2014.

Rreziku i sëmundjes është më i madh në javën e parë pas infektimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për 30-vjeçarët dhe pacientët që kanë pasur një sulm në zemër.

“Frekuenca e sulmeve në zemër është më e larta në dimër,” thotë Kwong.

Infeksionet respiratore rrisin aftësinë për të krijuar mpiksjen e gjakut, si dhe inflamimin dhe dëmtimin e enëve të gjakut, gjë që shpjegon rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Kwong bëri thirrje për “marrjen e udhëzimeve ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të vaksinojë të gjithë njerëzit që janë të rrezikuar nga një sulm i mundshëm në zemër”.

Temat: