15:03 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrëzimi i pemëve në Prishtinë, rrezikohen qytetarët

Po vazhdojnë erërat e fuqishme në Prishtinë, ku si pasojë e saj janë rrëzuar disa pemë, madje edhe objekte të ndryshme të cilat kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Një pemë është rrëzuar edhe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, në afërsi të “Bibliotekës Kombëtare”.

Në pamjet e dërguara nga lexues të Indeksonline, shihet një pemë e cila është rrëzuar, por fatmirësisht nuk është rrëzuar në rrugën ku lëvizin këmbësorët.

Nga rrëzimi i saj nuk ka persona të lënduar./Indeksonline/