17:57 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrëzimi i shtyllave elektrike, KEDS duke punuar për ndërrimin e tyre

Gjatë këtyre ditëve të fundit kemi hasur shpesh në shtylla elektrike të cilat janë rrëzuar.

E kjo gjë ndodh më shpesh kur moti është i ligë me erëra dhe shi.

Kjo gjë rrezikon jetën e qytetarëve pasi shtyllat elektrike janë të vendosura në shumë vende publike, shkruan Indeksonline.

Disa prej këtyre shtyllave janë të vjetra prandaj edhe nuk janë të qëndrueshme.

Se a duhet të ndërrohen këto shtylla duke i vendosur të reja, nga KEDS thonë se është i pamundur ndërrimi i komplet rrjetit për një kohe kaq te shkurtër, mirëpo sipas tyre po punojnë në këtë drejtim.

“Sa I përket ndërrimit te shtyllave, ju e dini qe KEDS ka  nisur operimet ne vitin 2013 dhe qe nga ajo kohe ka ndërruar mbi 115,000 shtylla. Pra, behet fjale për një numër enorm, kur kihet parasysh fakti i operimit për kohe kaq te shkurtër. Por, rrjeti I trashëguar ka qene ne gjendje shume te rende, ne shume vende i paprekur për rreth 40 vjet. Ne këto rrethana, është i pamundur ndërrimi i komplet rrjetit për një kohe kaq te shkurtër, por po punojnë fuqishëm qe ai te arrije ne standardet me te larta. Edhe sivjet kane vazhduar projektet anekënd Kosovës, sidomos ne zonat ku kane qene ne gjendje  me te rende dhe do te vazhdojnë edhe ne ditët ne vijim”, ka thënë zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala për Indeksonline./Indeksonline/