13:32 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrëzohet nga skena ministri gjerman, Peter Altmaier

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, është rrëzuar nga një skenë derisa po mbante një fjalim, në Dortmund.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, shkruan Bloomberg.

Sipas raportimeve Altmaieri ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme.

Dëshmitarët kanë treguar se u është kërkuar të largohej që aty.

Nga zyra e tij kanë dhënë se mjekët janë duke u marrë me të dhe se pastaj është thirrur një konferencë shtypi.