14:34 / E Enjte, 07 Prill 2022 / AR

Rrihet brenda në zyre avokati shqiptar

Dhunohet brenda zyrës së tij një avokat në Fier.

Policia informon se avokati Albi Olldashi është rrahur nga një person, brenda zyrës së tij.

Policia vendore shpalli në kërkim E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, A. O., 38 vjeç, (avokat).

Po punohet për kapjen e E. Xh./noa/