14:34 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrihet për vdekje një i pastrehë

Një burrë i pastrehë është gjetur me lëndime fatale afër një tende të djegur në Cork të Irlandës.

Personi i cili kishte jetuar në çadër, më vonë kishte vdekur në spital, shkruan Indeksonline.

Viktima u gjet pa vetëdije në një zonë që përdoret gjithnjë e më shumë nga të pastrehët muajt e fundit.

Detektivët tashti kanë filluar hetimin e vrasjes.

Ata u bënë thirrje shoferëve që mund të kenë kaluar në atë kohë, në mënyrë që t’i kenë pamjet e kamerave./Indeksonline/