11:04 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rritet inflacioni në Gjermani: Në qershor në 1.5 përqind

Inflacioni vjetor në Gjermani u përshpejtua në 1.5 përqind qershor, por ka mbetur nën objektivin e Bankës Qendrore Evropiane.

Kjo është bërë  e ditur nga të dhënat e Byrosë Federale të statistikave.

Të dhënat paraprake të publikuara në fund të qershorit treguan se çmimet u rritën 1.3 përqind në vit.

Norma e inflacionit të synuar nga Banka Qendrore Evropiane për të gjithë zonën e euros ishte vendosur nën 2.0 përqind

Takimi tjetër i Bankës Qendrore Evropiane është paralajmëruar për 25 korrik.