18:37 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Rritet në dhjetë numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali, viktimat mbi 80 vjeçarë

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Itali është 322 kurse numri i vdekjeve ka shkuar në dhjetë.


Tre viktimat e orëve të fundit në Lombardi janë të moshës mbi 80 vjeç me probleme të mëparshme shëndetsore.

Lajmi për viktimat u dha nga Komisioneri Angelo Borrelli gjatë një konference për shtyp.

Për sa i përket të infektuarve dhe viktimave Lombardia është rajoni italian më i prekur nga koronavirusi.

Më herët, këshilltari për Mirëqenie, Giulio Gallera tha se në rajon ka vdekje të reja që mund t’i atribuohen koronavirusit, por pritet që fjalën e fundit ta thotë Instituti i Lartë i Shëndetësisë.