11:38 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Rritet numri i shitjes së telefonave të përdorur

Në tregun e smartphone, ashtu si dhe në atë të makinave, gjithnjë e më shumë po shiten të përdorur.
Sipas analistëve të Counterpoint, shkruan Wall Street Journal, në botë një në dhjetë celularë është i “ripërdorur”, dhe cikli i jetës së pajisjeve brenda vitit të ardhshëm do të rritet me pothuaj tre vjet, nga dy që ka qenë në 2014.

“Tregu aktual i smartphone i ngjan shumë atij të makinave. Ka kaluar i njëjti mentalitet: dua ende një Mercedes, por do të pres disa vite për të blerë modelin e mëparshëm”, thotë Sean Cleland, menaxheri i shoqërisë të së ankandeve B-Stock Solution, që ka parë në SHBA një rritje galopante të shitjes së telefonëve të përdorur, deri në 93%, kundrejt 50% që ka qenë pesë vite më parë.

Pajisjet e riparuara, apo rigjeneruara (angl:- refurbished) nuk janë thjesht smartphone të përdorur. Janë pajisje që pas një keqfunksionimi i nënshtrohen testeve teknike, e ndonjëherë edhe nga vetë kompania prodhuese, para se të rifuten në treg.

Një “e ripërdorur me garanci” që deri tani kishte marrë vrull në vendet në zhvillim.

Temat: