14:49 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Rritet vlera e Valon Berishës, bëhet futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës (Foto)

Paraqitjet fantastike të Valon Berishës nuk po mungojnë në këtë sezon. Në skaj të kësaj forme, “transfermarkt” raporton se kosovarit iu është rritur vlera.

Ylli i Kombëtares së Kosovës tani ka një vlerë deri në 7.5 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Krejt kjo fal paraqitjeve fantastike me Kosovën dhe Salzburug, madje me skuadrën austriake, kosovari ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Europa Ligës.

Vlera e fundit e kosovarit ishte 5 milionë euro, por tani me këtë rritje edhe zyrtarisht bëhet futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës./IndeksOnline/