75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rritja e numrit të rasteve me koronavirusin – objekti i ri i Mjekësisë Sportive lëshohet për pacientë të infektuar

Objekti ri i Mjeksisë Sportive ishte planifikuar që të lëshohej shpejt për të kryer shërbime.

Por, sportistët nuk do të jenë të parët që do të marrin shërbime në këtë objekt.

Drejtoria e SHSKUK-së pyetjeve të Indeksonlinen u është përgjigjur duke treguar se objekti e ri do të lëshohet për shfrytëzim për pacientët e prekur me koronavirusin.

Kjo pasi numri i rasteve kohët e fundit është rritur dhe Infektivi nuk mund të përmbushë kërkesat.

Ky është objekt i ri që ende nuk është lëshuar në punë. Hapësirat janë përgatitur për Covid-19. Nuk ka qenë shfrytëzim nga mjekësia sportive, është objekt i ri. Ju konfirmojmë se kemi rritje të  rasteve, pacientëve të shtirë me Covid-19 dhe rasteve që presim konfirmim rezultati, për momentin kemi mbi 100 pacientë  që kërkojnë  kujdes shëndetësor. Përveç infektives, kemi në funksion edhe Klinikën e Dermatologjisë dhe Pulmologjisë. Sipas nevojes dhe situates epidemiologjike do të lirohen edhe hapësira tjera në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme”, thuhet fillimisht në përgjigjen e ShSKUK-së.

Mjekësia Sportive është hapur sot dhe në të vendosen rastet që kanë nevojë për CPAP-në dhe të intubuar.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive ende ndodhet te Pallati i Rinisë me objekt në hapësirat e vjetra, objekti i ri u përshtat për nevoja për pacientë që intubohen me Covid-19./Indeksonline/