13:51 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rritja e numrit të rasteve me koronavirusin, Zemaj paralajmëron shtrëngim masash

Kreu i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtrëngim masash, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirusin. Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore, duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë.

Zemaj ka theksuar se menaxhimi i situatës me COVID-19 është i mirë dhe se në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar.

“Ne po ashtu do t’i furnizojmë të burgosurit me barna dhe shërbime të tjera. Do të ketë shtrëngim masash në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë ”, tha ai pas vizitës në burgun e Lipjanit.

Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit, andaj të gjithë qytetarët obligohet t’i respektojnë masat antiCOVID.