08:51 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rriten pagat e futbollistëve të Superligës, ky është lojtari që merr 50 mijë euro pagë vjetore

Vitet e fundit, Superliga e Kosovës po i joshë futbollistët e huaj që vijnë nga rajoni.

Në krahasim me kohën para pranimit në UEFA, pagat tashti janë disa fish më të larta.

Është pikërisht ky faktor, që po ndikon në ardhjen e lojtarëve. Skuadra e Gjilanit në afatin kalimtar të verës ka transferuar hiç më pak se 16 futbollistë.

Sipas burimeve të Indeksonline-t sivjet klubi thyen rekord sa u përket pagave. Sulmuesi Tomislav Bushiq paguhet 4 mijë euro në muaj dhe afro 50 mijë euro në vit.

Ndërsa Gerhard Progni paguhet 3 mijë euro në muaj. Edhe në klubet e tjera ka çdo vit ka rritje pagash.

Megjithatë duhet theksuar se ekziston dallim goxha i madh me pagat e futbollistëve kosovarë me ata të huaj. /Indeksonline/