09:26 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrokulliset vetura me targa të Shqipërisë në Podujevë, një person i lënduar (Foto)

Në mëngjesin e sotëm një veturë është rrokullisur në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas pamjeve të Indeksonline, shihet se vetura e cila është me targa të Vlorës është vet-aksidentuar.

Ndërsa, sipas informacioneve të Indeksonline, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i lënduar dhe ai është dërguar në QKUK.

Këtij aksidenti i janë përgjigjur menjëherë ndihma e shpejtë dhe Policia./Indeksonline/