09:46 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Rron Broja refuzon ofertën nga klubi irlandez

Futbollisti kosovar, Rron Broja (25-vjeçar) është në kërkim të një skuadre të re pas largimit nga FK Partizani.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, së fundmi ka marrë një ofertë nga Irlanda e Veriut.

IndeksOnline mëson ekskluzivisht se Broja u kontaktua nga disa agjentë të klubit, Glentoran FC – të cilët bëjnë gara në NIFL Premiership.

Glentoran celebrate Irish Cup glory at Windsor Park - photo gallery -  Belfast Live

Pas bisedimeve të shkurta, Broja ka refuzuar ofertën për shkak se ka ambicie më të mëdha sesa liga në Irlandë.

Ne mësojmë se ish-lojtari i klubeve, si: FC Shkupi, KF Trepça ’89 dhe Gent U21, mori një ofertë me pagë 7-8 mijë euro në muaj./IndeksOnline/

Rron Broja largohet nga Shkupi - Insporti