21:04 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Rron Jakupi nga Gjilani, djaloshi me zërin e veçantë në “The Voice Kids Albania”

Në Tiranë po mbahet edicioni më i ri i “The Voice Kids”.

Edhe këtë vit nuk po mungojnë fëmijë të talentuar e me zëra të veçantë nga Kosova. E një nga ta ësht edhe Rron Jakupi, vogëlushi nga Gjilani që të premtën arriti të shpëtohet nga publiku për të vazhduar garën në gjysmë finale.

Rroni jo vetëm në stil dhe dukje, por me talentin dhe zërin e tij unik ka bërë gjithë shqiptarët për vete.

Rroni është në grupin e Miriamit, ndërsa vazhdon traditën e familjes së tij ndaj dashurisë për muzikën.

Iu sjellin paraqitjen fantastike të Rronit në netët live, i cili u prezantua me këngën “What a Wonderful World”./Indeksonline/