23:46 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Ronaldinho lirohet nga burgu, pagoi 1.6 milionë dollarë

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto Assis janë liruar nga burgu në Paraguai dhe janë vendosur në arrest shtëpie.

Pasi qëndroi për 32 ditë në qeli, gjyqtari Gustavo Amarilla ka vendosur që ylli brazilian dhe i vëllai mund të qëndrojnë në një hotel në Asuncion derisa ata presin gjyqin për akuzat e ngritura ndaj tyre, shkruan Indeksonline.

Ronaldinho ka dorëzuar 1.6 milionë dollarë si garanci për të vuajtur dënimin e tyre në shtëpi deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është kapur nga autoritetet e Paraguait pasi tentoi të futet në atë vend me dokumente të falsifikuara.

Kujtojmë se atij i është konfiskuar pasaporta braziliane pasi që në vendlindjen e tij ka probleme me tatimet dhe pasurinë e pa deklaruar. /IndeksOnline/