19:53 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rruga Deçan-Plavë, prifti Janjiç i thërret në takim ambasadorët e huaj në Kosovë

Sonte Indeksonline raportoi se si igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç kishte bekuar në vitin 1992, kriminelin serb që i komandonte paramilitarët e quajtur “Tigrat”, Zheljko Razhnatoviq – Arkan.

Një gjë të tillë, Sava Janjiç e kishte bërë gjatë vënies së gurthemelit të kishës ortodokse serbe në kampusin e Univeristetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Indeksonline.

Janjiç njihet si person i cili po kundërshton fuqishëm ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, për cka është ankuar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që janë në Kosovë.

Madje, siç raporton televizioni shtetëror, Janjiç i ka dërguar një letër përfaqësuesve të ambasadave, duke u kërkuar që nesër të zhvillojnë një takim në Deçan për të biseduar për rrugën në fjalë.

Lidhur me këtë, analisti Agim Musliu ka thënë se prifti do të duhej të predikonte paqe, dashuri e tolerancë, por se me këtë gjest, nuk po e bën një gjë të tillë.

Ai ka thënë se fakti që Janjiç e ka bekuar vite më parë kriminelin e Ballkanit, Arkanin, tregon që prifti është person jokredibil për të penguar ndërtimin e rrugës.

“Arkani ishte komandant i njësisë famëkeqe që mori pjesë në tri luftëra. Është e papranueshme që ambasadorët të bisedojnë me të qoftë dhe për një minutë, pasi ai i përket linjës radikale që ushqehet nga kisha ortodokse në Rusi e Serbi. Janjiç është përfaqësues tipik i kësaj linje radikale”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, nëse ambasadorët i përgjigjen kësaj thirrje, atëherë do të ishte shumë keq.

“Përmes këtyre veprimeve,  shërbimet sekrete serbe e ruse do të destabilizojnë Ballkanin, në veçanti atë perëndimore. Prandaj, duhet të pengohet më ashpër në këtë drejtim. Duhet pikë së pari të diskreditojmë këta që nuk e kanë vendin as në kishë as në këto troje”, ka shtuar Musliu.

Prandaj, siç ka thënë ai, nëse  diplomatet e përqafojnë këtë ide, apo edhe vetëm bisedojnë me Janjiç, atëherë nuk duhet më të në ndikimin rus.

“Këto janë shtete të BE-së dhe janë përfaqësues të NATO-s dhe një gjë e tillë do ishte kundër vet atyre”, ka përfunduar Musliu. /Indeksonline.