23:01 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rruga e Kosovës drejt Kampionatit Evropian nuk duket të jetë edhe aq e vështirë

Kosova të dielën mori një barazim (1-1) si mysafir i Ishujve Faroe, duke zhgënjyer pak tifozët edhe pse mbeti e para në grup.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit 3, Divizioni i katërt të Ligës së Kombeve. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, për tu mbyllur grupi.

“Dardanët” janë të parët në grup me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani që është në vendin e dytë, shkruan Telegrafi.

Nëse Kosova përfundon e para në grup, atëherë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës C, një nivel më lartë. Për ta bërë këtë duhet që ta mbajë nën Azerbajxhanin.

Kosova luan si mysafir ndaj Maltës dhe në shtëpi e pret Azerbajxhanin në dy ndeshjet e fundit.

Nëse arrin ta mbyll në vendin e parë, atëherë Kosova do të luajë ‘play-off’ për Ligës D kundër fituesve të tre grupeve tjera. Fituesi do të kualifikohet direkt në Kampionatin Evropian. Në grupin e tyre në vendet e para aktualisht janë Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Maqedonia.