14:13 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rruga në Merdare që qon në kufi me Serbinë, stoliset me 260 flamuj kombëtar!

Festat e nëntorit po afrojnë, dhe nuk kishte se si të mungonin përgatitjet gjithandej vendit për këto ditë kaq të veçanta.

Shumë qytete të Kosovës ‘frymojnë’ kuq e zi, derisa të njëjtat janë stolisur me flamuj kombëtar, shkruan Indeksonline.

Të njëjtën iniciativë e ka praktikuar edhe komuna e Podujevës, derisa rrugën e cila shpie për në Merdare e ka stolisur me plotë 260 flamuj kombëtar. Kjo iniciativë është marrë nga veteranët e luftës, e përkrahur edhe nga disa biznese tjera.

E një pamje e tillë, nuk ka se si të mos pëlqehet.

Vlen ta përmendim faktin se sot është shënuar 21 vjetori nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe./Indeksonline/

Rreth 260 flamuj priten të vendosen në këtë rrugë.

Përndryshe, iniciativa është marrë nga veteranë të luftës dhe nga disa biznese.

Vlen ta përmendim faktin se sot është shënuar 21 vjetori nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave militare serbe./IndeksOnline/