13:48 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rruga për Sofje e mbushur me vetura të Kosovës

Shumë kosovarë kanë marrë rrugën për të mbështetur nga afër Kombëtaren.

Qindra tifozë kanë arritur në kryeqytetin bullgar në forma të ndryshme derisa shumë të tjerë janë rrugës.

Në Autostradën nga Kumanova drejtë Bullgarisë po vërehen një numër i madh i veturave që destinacion kanë Sofjen.

Gjithashtu vetura me tabela të Kosovës janë parë edhe në kufirin Maqedoni – Bullgari.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 derisa pritet të ketë rreth 700 tifozë të Kosovës. /IndeksOnline/