14:51 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Rruga që lidh Prishtinën me Gollakun në gjendje të mjerueshme

Kjo që po e shihni në foto është një nga hyrjet e kryeqytetit në pjesën lindore të tij.

Rruga që lidhë Prishtinën me fshatrat e Gollakut: Llukar, Makofc, Grashticë, Mramor, Busi, Marec, Koliq, Keqekollë, Prapashticë e tjera, janë në gjendje jo të mirë.

Në këto fotografi që një banues i ka dërguar, rruga shihet në gjendje të mjerueshme, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, kjo rrugë shërben edhe si arterie që lidhë Prishtinën me Gjilanin, Kamenicën, Novobërdën.

Mijëra banorë të këtij rajoni, por edhe qytetarë të tjerë, qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë, e cila vazhdon të mbetet në këtë gjendje me vite, pavarësisht taksës rrugore që qytetarët paguajnë në komunë me rastin e regjistrimit të automjeteve të tyre.