19:52 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrugët më të rrezikshme se luanët, gjendja në kryeqytetin afrikan

“Do të të godasë me makinë!” është shprehja që dëgjon një çiklist çdo ditë në rrugët e Gaborone, kryeqyetit të Botsvanës. Edhe nëse janë duke ndjekur çdo rregull qarkullimi, të gjithë ata që ngasin biçikleta janë të urryer nga shoferët e makinave.

“Ata mendojën se janë pronarët e rrugëve, vetëm sepse paguajnë taksa për të, “ thotë Ndubo, një shitës biçikletash.

“Rrugët janë bërë më të rrezikshme se luanët,” shton ai.

Sjellja e banorëve ndaj çiklistëve vjen nga një besim arkaik se biçikletat janë për të varfërit. Në Botsvanën e sotme, shoferët shijojnë respektin që vjen me zotërimin e një makine.

 Por kjo preferencë për automjetet e tilla ka sjellë pasoja negative në kryeqytet. Numri i makinave është dyfishuar në dekadën e fundit. Shumë makina që importohen për në Botsvana nuk kanë arritur të jenë në standardet e duhura në vendet prej nga vijnë. Për këtë aryse ato dërgohen në vendin e varfër.

“Gjendja e ndotjes së ajrit është shumë shqetësuese në Gaborone,” thotë Wiston Modise, një fizikant i universitetit të Botsvanës. “Popullsia po rritet dhe me të edhe numri i makinave do të rritet. Kjo gjendje do të bëhet së shpejti shumë alarmante.”