Rrugët në Podujevë vështirë të kalueshme, ankohen banorët
Reshjet e shumta të borës që kanë vazhduar që nga dje, ka bërë që rrugët e qytetit të Podujevës, të jenë në gjendje jo të mirë.
Rruga e qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’ edhe pas pastrimit ajo vazhdon të qëndrojë e vështirë për t’u kaluar.
E, rruga ‘Qëndresa’ është në gjendje të rëndë pas reshjeve të borës, në këtë rrugë sipas banorëve nuk janë parë kompanitë e pastrimit. Edhe rruga ‘Skënderbeu’ vazhdon të jetë e vështirë e kalueshme, raporton Llapi.info.