09:52 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Rubiales zgjedhet nënkryetar i UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është zgjedhur nënkryetar i UEFA-s në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate të mbajtur në Baku (Azerbaixhan).

Luis Rubiales ka qenë i propozuar nga Presidenti UEFA Aleksandër Ceferin, të zgjedhur njëzëri nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, shkruan Indeksonline.

Luis Rubiales bëhet zëvendëspresident i UEFA një vit pasi u zgjodh President i Federatës Spanjolle dhe pas më pak se katër muaj pas zgjedhjes së tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv më 7 Shkurt në Romë.

Kështu ai bëhet zëvendës president i ri i UEFA-s dhe një nga më të rinjtë në historinë e këtij organi. /IndeksOnline/