14:42 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rugova: Po bëhet luftë për të dëmtuar imazhin e LDK-së

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se në Istog është duke u bërë një luftë speciale ndaj qytetarëve të saj dhe më gjerë, duke u thënë se ka pasur shkelje me taksat e taksapaguesve.

Përmes një statusi në Facebook, Rugova thotë se kjo ka të bëj me fushatën zgjedhore dhe dëmtimin e imazhit të LDK-së, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, keto ditë në rrjetet sociale dhe mjetet e informimit, është duke u bërë një luftë speciale ndaj qytetarëve të Istogut dhe më gjerë, kinse se ka pasur shkelje me taksat e taksapaguësve të Istogut.

Kjo ka një prapavijë, sepse dokumentet zyrtare tregojnë se qeverisja në Istog është shpallur disa herë nga organizata të ndryshme si komuna ma e mirë, kjo nuk do të thotë se nuk kemi lëshime por ato kanë qenë shumë minore në krahasim me qeverisjet e të tjerve që po ëndrrojnë qe të vijnë në qeverisje në Istog. E gjithë kjo ka të bëjë me fushatën zgjedhore, dhe demtimin e imazhit të LDK-së.

LDK është dhe do mbetet fituese e këtyre zgjedhjeve, përkundër sulmeve që po i bëhen LDK-së, vetem e vetem qe te mbulohen manipulimet e votave permes postës.