75 Mall Live Search
12:18 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Rukiqi – Muratit: Minister propaganda, po jeton në botën e qudirave

Anëtari i LDK-së, Berat Rukqi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit për dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se ai daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses.

”Hekurani në botën e dëshirave

Dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve, apo daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses.

Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, që kanë paguar çmime me të larta, po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës.

Një nxënëa i një shkollë të mesme ekonomike, do të ishte me kreativ, në tregimin e ndonjë suksesi në ekonomi apo intepretimin e të dhënave.”, ka shkruar Rukiqi./IndeksOnline/