19:59 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Rukiqi: Nëse i shtrëngojnë masat, gastronomët nuk do te jenë të vetmit që do të protestojnë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se gastronomët nuk do janë të vetmit që do ngritën në protesta, në rast se shtrëngohen masat kundër parandalimit të koronavirusit.

Ai ka shkruar në Facebook se fajtorë për rritjen e numrave është fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, duke thënë se: “biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën”

“Nëse ka shtrëngim masash, gastronomet nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën” e pandemisë, sidomos tani kur numri i rasteve është rritur, si pasojë e fushatës zgjedhore”, theksoi Rukiqi.

Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.