17:07 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Rusët braktisin Rusinë, refuzojnë të shkojnë në ushtri

Rusët kanë nisur të braktisin shtetin e tyre.

Skynews ka raportuar se autoritetet finlandeze kanë vërejtur një rritje të trafikut nga Rusia, në pikën kufitare Rusi-Finlandë.

Kjo vjen pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha të mërkurën se 300 mijë trupa shtesë do të thirren për luftë.

Autoritetet ruse kanë thënë sot se punëtorët në disa sektorë do të përjashtohen nga drafti në një përpjekje për të “siguruar punën e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe të sistemit financiar të Rusisë”.

Përjashtimet vlejnë për disa punonjës të IT-së, punonjës të telekomunikacionit, profesionistë të financave, si dhe disa punonjës në media “sistematikisht të rëndësishme”.

Në përgjigje të lajmeve për largimin e rusëve nga vendi, Kremlini ka thënë se janë “të ekzagjeruara”.

Ndërkohë, jo vetëm në Finlandë po vihet re numri i shtuar i rusëve. Shtetasit rus janë nisur edhe drejt shteteve tjera të Evropës, për të evituar rekrutimin e detyruar në ushtri.