20:31 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rusët: Putini kurrë më keq se tani

Qeveria i trajton qytetarët rusë sikur të ishin fëmijë. Bëjnë transmetime të drejtëperdrejta të mesazheve të presidentit për raketat e fuqishme bërthamore dhe të jep përshtypjen se kjo është në interesin e popullit, dhe e gjithë kjo bëhet me qëllim që të zbuten qytetarët për reformat e pensioneve, për të cilat presidenti e di se do të marrë kritika të ashpra – tha Dmitry Kamjushev, redaktor i seksionit politik të gazetës Vedomosti.

Kohët e fundit Vladimir Putin po përjeton humbje pas humbjeje në Rusi. Pasi partia e tij përjetoi disa humbje të papritura në zgjedhjet lokale, rajonale dhe zgjedhore për guvernatorët, erdhi edhe një tjetër “goditje” për presidentin rus. Sipas rezultateve të anketave të fundit, fama e Putinit ka rënë në vetëm 39 përqind.

Një sondazh i kryer nga Qendra Levada në shtator tregon se fama e Putinit ka rënë për 20 përqind krahasuar me nëntorin 2017, kur ai u mbështet nga 59 përqind të anketuarve. Në atë kohë, udhëheqësin rus populli e shihte pozitivisht, por në tre muajt e fundit kjo situatë ka ndryshuar.

Situatë e ngjashme është edhe me ministrat e Putinit dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Ministi i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov gjithashtu kanë shënuar një rënie shumë të madhe në numrin e njerëzve që mbështesin politikat e tyre. Sipas sondazhit, njerëzit ende i besojnë presidentit rus më shumë se çdo politikani apo institucion tjetër, por kjo përqindje ka rënë nga 75 përqind në vitin 2017 në 58 përqind në vitin 2018.

– Njerëzit mendojnë se shteti po përpiqet të zgjidhë problemet e tyre në kurriz të popullit. Ka pasur shpresa të mëdha që Putini do të tërhiqte reformat e pensioneve – tha Led Grukov, drejtor i Qendrës Levada.

Gjithashtu, entuziazmi për mobilizimin kundër armiqve të huaj dhe euforia post-Krime ka rënë për shkak se më shumë njerëz janë duke i kushtuar vëmendje problemeve socio-ekonomike në vend.

– Qeveria i trajton qytetarët rusë sikur të ishin fëmijë. Bëjnë transmetime të drejtëperdrejta të mesazheve të presidentit për raketat e fuqishme bërthamore dhe të jep përshtypjen se kjo është në interesin e popullit, dhe e gjithë kjo bëhet me qëllim që të zbuten qytetarët për reformat e pensioneve, për të cilat presidenti e di se do të marrë kritika të ashpra – tha Dmitry Kamjushev, redaktor i seksionit politik të gazetës Vedomosti.
Për një kohë të gjatë, truri i nje rusi mesatar përsëriti të njëjtën formulë: “Pa Putinin, nuk ka Rusi”. Por studimi i fundit ngriti pyetjen se a e respektojnë të anketuarit presidentin.

– Një nga problemet më të mëdha lidhur me reformat e pensioneve është se akumulimi i fondit më të madh nuk është në interes të popullit, por i shërben industrisë së pensioneve dhe i derdh paratë në ekonominë lokale. Ky investim i detyruar nuk ka të bëjë me ofrimin e pensionistëve më të mira, por ka të bëjë me të infrastrukturën dhe projektet bankare me kompanitë shtetërore dhe me biznesmenët të afërt me Putinin – tha ekonomisti Boris Grozovski për gazetën ruse Republika.

Reformat pensionale

Senati rus miratoi në fillim të tetorit një ligj që paraqet ndryshime në sistemin e pensioneve dhe ngritjen e limitit per dalje në pension.

Sipas ndryshimeve të ligjit, ndër të tjera, ndryshohet mosha për dalje në pension për burrat dhe gratë, kështu që burrat tani do të dalin në pension me 65 vite në vend me 60 vite dhe gratë me 60 vite në vend me 55 vite.

Fillimisht, qeveria ruse synonte të zgjaste edhe më shumë moshën punëtore të burrave dhe grave, por presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi ndryshimet e miratuara. Më parë, qeveria ruse propozoi që kufiri i moshës për gratë të rritet në 63 vjet.

149 senatorë votuan pro ligjit, pesë ishin kundër, ndërsa tre senatorë abstenuan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Kremlini është i shqetësuar në lidhje me vlerësimet për presidentin në lidhje me reformën e sistemit të pensioneve, Peskov tha se Kremlini po i ndjek nga afër ndryshimet në vlerësim.

Rusia ka pasoja të mëdha për shkak te sanksioneve ndërkombëtare të imponuara, por edhe faktin se ajo kryesisht varet nga eksporti i produkteve të energjisë, çmimi i të cilave po bie dita ditës. Përveç kësaj, Moska kishte shumë shpenzime si nikoqir i Kupës Botërore në futboll, e po ashtu i rriti pagat në sektorin shtetëror. Tani, duket që me këtë veprim përpiqet ta kompensojë atë duke i obliguar rusët që të dalin në pension më vonë.

Duke gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit në disa rajone ruse, qytetarët rusë kanë vendosur të dënojnë politikanët dhe partitë në pushtet. Herën e parë që nga viti 2015, kur vetëm një kandidat i partisë në pushtet humbi në zgjedhjet për guvernator, Kremlini ka pësuar një shok, sepse tani ka humbur dy kandidatë, e aty ku i treti ka fituar, zgjedhjet ishin anuluar.

Edhe pse për fituesit e atyre zgjedhjeve nuk mund të thuhet që jenë opozitë e fortë, është e qartë se votuesit kanë vendosur të rebelohen kundër regjimit, tha Independent.

Gjithashtu, në zgjedhjet që u mbajtën kohët e fundit, Putini përjetoi humbje, në njëfarë mënyre. Koalicioni i partive liberale opozitare ka arritur një fitore të papritur në zgjedhjet lokale dhe rajonale, duke fituar në disa zonat në mes të Moskës – duke përfshirë zonën Gagarinska ku ka votuar Presidenti Putin. Koalicioni Demokratik i Bashkuar i opozitës në atë zonë fitoi të gjitha 12 vendet. Megjithatë, në shumicën e komunave të Moskës fitoi “Rusia e Unifikuar” e Putinit.

Një nga përjashtimet është zona Hamovniki në pjesën qendrore të Moskës, ku fitoi nga një burrë që nuk ka asnjë ditë përvojë në politikë dhe pa plan për të fituar.

Emri i tij është Ilja Azar (33), gazetar i gazetës ruse Novaje Gazete dhe një kritik i hapur i Putinit.

Duket se votuesit kanë vendosur të kundërshtojnë reformat e papëlqyera të pensioneve në këto zgjedhje dhe të dëmtojnë partinë në pushtet në çdo mënyrë të mundshme. Për këtë arsye ata votuan masivisht për kandidatët që kishin shanset më të mëdha kundër kandidatëve të “Rusisë së Bashkuar”, edhe nëse kjo do të thotë që votuan për nacionalistet e LDPR-së ose për komunistët, thotë Bloomberg./Indeksonline/